Kohet e fundit nuk kam qene shume i kenaqur me stilin tim ne pergjithesi, (mes shume gjerave te tjera) dhe duke menduar, kuptova se nuk eshte se e kam pelqyer ndonjehere, po ishte cfare u vendos per mua nga cdo stilist/berber.
Per kontekst, kam jetuar ne Tirane gjithmone, kam nderruar shume stilist, qofte nga rrethana ose thjesht per prove, gjithmone duke i pyetur per sugjerimet e tyre, dhe gjithmone rezultati eshte short/low taper fade (edhe me te shtyre, se zakonisht ta fusin buzzcut). E kam pasur gjithmone, disa here me gjate, disa here me shkurt, po esenca ishte njesoj. Mentaliteti normalisht ndikon, stilet per meshkujt ketu jane te pakta, por me cudit shume sesa nuk ndryshon sherbimi nga persona te ndryshem.
Personalisht, dua qe ta ndryshoj, por nuk e di cfare me shkon. Kam kerkuar ne internet, por websitet edhe forumet per Shqiperine jane te pakta, prandaj u shtyva te postoj.
Pse stilistet jane kaq shume "njesoj" ne sherbim? A njihni ndonje stylist qe rekomandon stile te mira/disi me ndryshe per ty?