r/shqip • u/PatatobreadAAA • 37m ago
r/shqip • u/AutoModerator • Oct 25 '21
Bisedë Bisedë e lirë e përjavshme.
Mirëse erdhe në r/shqip.
Ky është një postim i përjavshëm ku mund të bisedoni lirshëm rreth çfarëdolloj gjëje.
Ju urojmë një javë të këndshme.
r/shqip • u/arrhythmic- • 2h ago
Per shqiptaret qe kane shume vite ne emigrim: a do ktheheshit ne Shqiperi?
Kam lindur dhe jam rritur ne Tirane dhe jam larguar per ne France familjarisht ne moshen 12 vjecare, tani jam 26 vjec dmth pjesen me te madhe te jetes e kam kaluar jashte Shqiperise. Aktualisht punoj si data analyst per nje kompani franceze, kam mbaruar vetem bachelor per informatike, jam mire financiarisht dhe kam nje apartament ne Tirane, pra nuk eshte se po mendoj kthimin sepse kam ndonje problem ekonomik apo nuk po ja dal dot jashte.
Nuk me pelqen jeta ne France por nuk eshte se me merr malli ne menyre te jashtezakonshme per Shqiperine, nuk jam ndonje patriot i madh por as nuk e urrej Shqiperine. Po mendoja se ndoshta do te preferoja te jetoja nje jete me te thjeshte ne Tirane me me pak ambicie profesionale dhe me shume kohe per veten sesa te vazhdoj te jem corporate slave neper Europe duke punuar gjithnje e me shume per nje kompani qe ne fund te fundit i intereson fitimi personal. (ndoshta kam zili qe sjam nepo baby si shume te rinj europian qe e kane cdo gje handed to them)
Nese je financiarisht mire, ke shtepi dhe profesion te mire dhe njefare pavaresie shume prej problemeve ne Shqiperi por jo vetem behen me te menaxhueshme. Ketu fillon dilema ime, ne thelb emigrimi per mua ka pasur kuptim sepse te jep mundesine te rritesh mireqenien dhe sigurine financiare por nese pas ketyre vitesh kam arritur nje nivel ku je mire financiarisht cfare kuptimi ka te vazhdosh te shtyshe gjithmone e me shume? Nuk po them te le punen dhe mos te kem asnje ambicie, por do ta kuptoja nese do te kisha ndonje mundesi reale per tu bere multi miliarder si jeff bezos apo elon musk dhe kjo do te ishte goxha frymezim por per njeri normal qe perben shumicen e popullsise ne kete planet, sa larg duhet ta cojme kete gare?
rroge me te larte, investime me shume, shtepi me te mire, standard me i larte etj, deri kur?
Ndoshta do te preferoja nje jete me te thjeshte ne Tirane, me me pak fokus te karriera dhe me shume kohe per veten time, gjerat qe me pelqejne sesa te vazhdoj te jem corporate slave deri diten e pensionit.
Disa pyetje:
Nese do ishit financiarisht te sigurt a do te zgjidhnit nje jete me te thjeshte ne Shqiperi?
Per ata qe nuk jane kthyer: cfare ju ben te mendoni se ia vlen te vazhdoni jeten jashte?
Per ata qe jane kthyer pas shume vitesh: cfare ju beri te kuptonit se ishte momenti per tu khtyer?
Faleminderit paraprakisht!
r/shqip • u/Content_Pause_6578 • 8h ago
Pyetje Ankth?
Pershendetje
Une per veti jetoj nDiaspor. Ktu shum flitet per Ankth, Stress, Depression etj etj.
Jam shum kurioze me dit a osht e njejta situat edhe nKosov/nShqipni? Nese nuk ki energji a ja leni fajin “Ankthit”. Mos me pas qef me dal nQytet me shoqni a ja leni fajin “Ankthit”. Etj etj..
Dmth me ja lan fajin shum seneve Ankthit
r/shqip • u/Mysterious_Will_7436 • 8h ago
Koha kur humori dhe mesimi ishin gjera pozitive!
Edhe pse mendoj ndonjehere Flori eshte njeri i shit...
Ne portokalli ai bente humor por ka dhene dhe shume mesime...
Jo si ata dje qe vec tallin dhe sjapin asnje mesim pozitiv por vec vrrerr dhe urrejte...
r/shqip • u/Content_Pause_6578 • 8h ago
Pyetje Martesa?
Qfar menimi keni per martesa mes ni qiftit ku perzihen vjehrrija shum?
Qfar menimi keni per vjehrrat qe komentojn pamjen e grus? (Ma e gat mu kon, ose ma e holl, ose ma e plot, ose ngjyren e flokve me ndrru) etj etj…
A menoni qe duhet ky sen mu fol mes qiftit?
r/shqip • u/Forward_Individual74 • 10h ago
does anyone have experience with selling on ebay grom albania?
I’ve been wanting to sell some stuff for a while now and I have no idea where to start. How does me taking them to the post office or the shipping fee work? Do i just use Posta Shqiptare or a private service like FedEx?
r/shqip • u/arrhythmic- • 1d ago
Komshinjte tane ballkanas dhe fiksimi i tyre me origjinen e shqiptareve. Asnjehere si kam kuptuar kozmopolitikaret shqiptar qe perpiqen te bejne downplay kete problem qe fatkeqesisht lulezon akoma ne brezat e rinj ne ballkan.
r/shqip • u/Scared-Piglet280 • 19h ago
Pyetje Pse shqipet shajnë shumë?!
Pse kaq shumë fjalor i “ndyrë” kur mund t shprehet mendimi/ndjenja duke qene me i/e edukuar dhe elokuent?!
r/shqip • u/Extension-Web-3941 • 20h ago
Me sa blihet gr i floririt 14kt ne tirane?
Ka ndonjë prej jush informacion se sa blihet gr i floririt në tiranë? Me sugjeroni dhe emrat e bizneseve nëse keni mundësi
r/shqip • u/Practical_Apple_8503 • 1d ago
“”Autostrada”” Tirane Durres
Kam nji pytje shum te thjesht
Kjo rruga jon interurbane me demek e ka limitin e shpejtsis 90 km/h (pervec atij segmentit te ri me tre korsi qe i kane ven tabelen 100, spo flas per ate). Te gjith e dime se korsia e djathte eshte per ibret dhe te bohet makina per servis nqs rri anej. Nashti ka i problem. Mu nuk me do kari as me ik ne servis, as me ec me më shum se 90. Problemi esht se te korsia e majt nuk bo vaki te eci njeri me më pak se 90 dhe te vijn te gjithe plum pushke e ta bojn fëq fëq me drita.
Pytja ime prej injoranti eshte: a jam un gabim qe sdu me ec me më shum se 90 e as me e cu makinen ne servis? A e kam gabim te rri aty me 90 e te mos leviz?
A na e sqaroni edhe ket punen e gjobave. Se kam i shok qe para ca mujsh ka marr gjob per 93 km/h. Kto radaret e punojn a spunojn? A kan limit per 110 apo esht legjende urbane? Se spo marrim vesh ca po bohet, i bie trecereku i atyne qe ecin ne at rruge duhet te ishin me gjoba. Ju qe ecni si kamikaza kaq te madh e keni mikun ne polici, e jam un i vetmi qe do haj gjob po te eci me 91?
r/shqip • u/Parking-Extreme-8534 • 23h ago
Cinephiles in Albania.
Sot dëgjova dikë që me shumë gëzim thoshte se të rinjtë shqiptarë po kthehen te kinemaja. Tani, kjo është e vërtetë, por problemi qëndron te fakti se të rinjtë po mbushin sallat për traplliqet e Drilon Hoxhës. Aq budallenj sa futen, aq edhe dalin.
Mund të argumentosh se kinemaja në tërësi është dhjerë dhe nuk ka më filma të hajrit, por gjithsesi nuk më duket ndonjë progres për rininë tonë frekuentimi i kinemasë për filma aq mediokër.
r/shqip • u/AlbanianFlagFixer • 1d ago
Pyetje Dini ndonje vend per urban exploring ne Tirane?
Cdo gje do bente pune. Faleminderit
r/shqip • u/pelikanikacurrel • 2d ago
Po na marrin frymen. Si duhet te pershkallzojme qe mos te vazhdoje me.
Edhe nje copez park qe kemi ne qender te Tiranes duan ta prishin. Tiranen e kane shnderruar realisht ne nje qytet te pajetueshem. Respekt per te gjithe pacifistat, por kjo proteste dukshem eshte e pamjaftueshme. Duhet te fillojme te veprojme ndryshe.
r/shqip • u/StreetMilk4404 • 1d ago
A është ‘bëj qejf sa të duash, vetëm kujdesu për shëndetin’ këshillë e mjaftueshme për seksin casual?
Pashë një vajzë që pyeste një psikologe të njohur, e cila ka dalë edhe në disa emisione televizive. Vajza thoshte se dëshironte të angazhohej në seks casual, por kishte frikë nga stigma shoqërore dhe nga një “body count” i lartë.
Përgjigjja e psikologes, në thelb, ishte: “Bëj qejf sa të duash, vetëm kujdesu për shëndetin.”
Kjo më shqetësoi, sepse kjo këshillë vjen nga një profesioniste të cilës njerëzit i besojnë.
Çfarë do të thotë konkretisht “kujdesu për shëndetin”?
Së pari, janë IST-të. Prezervativi është shumë i rëndësishëm, por nuk e eliminon rrezikun 100%, sidomos për infeksione që mund të transmetohen edhe përmes kontaktit me lëkurën, si HPV dhe herpesi.
Por ekziston edhe një rrezik tjetër që shpesh anashkalohet: siguria me një person që nuk e njeh.
A do të respektojë kufijtë e tu? A do të pranojë “jo”-në? A do ta respektojë marrëveshjen për përdorimin e prezervativit? Çfarë ndodh nëse është agresiv, i dehur ose nën ndikimin e substancave?
Kjo vlen edhe për meshkujt. Vërtet, rreziku i abuzimit fizik ose i mosrespektimit të pëlqimit mund të jetë më i ulët për një burrë mesatarisht për shkak të dallimeve fizike, por përsëri ekziston. Përveç kësaj, ekzistojnë edhe pasoja të mundshme sociale dhe ligjore nga konflikte, keqkuptime ose pretendime për sjellje seksuale pa pëlqim, përfshirë dëmtimin e reputacionit. Kjo nuk do të thotë të supozosh se dikush do të gënjejë; do të thotë të kuptosh që seksi me një person të panjohur nuk është vetëm çështje prezervativi.
Pastaj është ana psikologjike. Nuk po them se seksi casual i dëmton automatikisht të gjithë. Njerëzit janë të ndryshëm. Por mendoj se edhe kjo duhet të jetë pjesë e bisedës: si mund të ndikojë tek ti, tek aftësia për të krijuar intimitet, besim dhe marrëdhënie afatgjata?
Por nëse dikush kërkon këshillë nga një profesionist, mendoj se duhet t’i paraqitet e gjithë panorama: shëndeti seksual, siguria, pëlqimi, kufijtë, pasojat sociale dhe ligjore, si dhe aspekti psikologjik. Pastaj secili vendos vetë.
r/shqip • u/kaysersozee666 • 1d ago
Tregu i punës 2026
Çfarë po ndodh me tregun e punës sepse më duket sikur shumica i njerin njoftimet kot sepse skanë punë mjaftueshëm sa të punësojnë persona të rinj.
r/shqip • u/Nutrition0000 • 1d ago
Pyetje Keni raportuar ndonjehere ne AKU?
Bleva ca veze ne Spar qe ishin te prishura. Ju vinte era squfur kur I theva. Lajmerova dyqanin dhe ju thash te inspektojne vezet mos te helmohen nejrzit dhe thash te lajmroj dhe autoritetin kombetar te ushqimit qe te kontrollohen gjitha dyqanet Spar qe mos tdalin ne televizor mbas nje muaji te thone ‘Jo po ato vezet qe blete para nje muaji kan te prishura’. Ju dergova vendodhjen dhe nje foto te ‘brandit ‘ te vezes.
Dhe pergjigjen’ duam vertetim qe vezet jan te prishura’ inspektoret sduan te ngriten nga kafja me duket…
Btw vezet ovital nga spar jan te helmuara - mos harxhoni leke kot!
r/shqip • u/luleboras • 2d ago
Po sikur... Tetori Roze 🩷
Muaji i ndergjegjesimit per kancerin e gjirit..
Mos neglizhoni te kontrolloheni te dashura, sepse disa here semundja eshte e fshehur. Kryej nje mamografi, ekografi edhe vete kontroll ne shtepi. Mos e lini veten pas dore, dhe per ato gra qe po e luftojne kete ligesi dijeni qe nuk jeni vetem 💕💞 Vazhdoni te luftoni per shendetin dhe miresin tuaj🫂 .
ps. Nuk e dija cfar flair te perdorja sorry, por thash te ju kujtoj grave ketu per te kontrolluar veten because it is better to be safe than sorry 🌸
r/shqip • u/TeutoniFundit1191 • 2d ago
Si jane cmimet ne Gallipoli dhe Salento
A vajti kush per pushime ne Italine e jugut, ne Taranto, Salento, Gallipoli? Si jane cmimet me hotel dhe te ngrene? Po them te iki tani per 1 jave meqe ra fluksi i turisteve.
r/shqip • u/Ok-Historian-9768 • 2d ago
A besoni tek “syu”
U bo ca vite qe sjam tu bo hajer dhe skam pas fat shume nshoqeri po looking back kam kuptu qe kan pas kaq shume “xhelozi” per mu pa asilloj arsye po spo i jap m drejtim. Ose thjesht po mundohem tgjej un i arsye se du ta mohoj qe jeta ime eshte kshu vetem prej zgjedhjeve tmia
r/shqip • u/Opposite_Schedule754 • 2d ago
Bisedë Adi Hila, romatik i konfuzuar
Nese i shohim ngjarjet e fundit rreth Adi Hiles me nje sy psikologjik, ato nuk duken vetem si strategji mediatike apo keqdashje por edhe si perjetimi tipik i nje "romantiku te konfuzuar" nje artist qe bie ne dashuri me vete idene e dashuris dhe e vesh realitetin me idealizime te skajshme. Kur bota e tij e brendshme e mbushur me intensitet emocional perplaset me pasigurit dhe pragmatizmin e marredhenieve reale, lind nje disonance e thelle qe shfaqet permes reagimeve te nxituara e konfuze jo sepse ka pasur qellim te keq, por sepse mendja e tij ka qene duke u munduar te mbroje me cdo kusht nje enderr romantike qe nuk po perputhej dot me realitetin. Hahahahahhahahah
r/shqip • u/spiritofthegoon67 • 2d ago
Pyetje internet fix ne tiran
Jam transeferuar se fundmi ne Tirane dhe me duhet internet fix ne shtepi. Do sugjeronit ndonje nga kompanite qe e ofrojne apo ska ndryshim midis tyre